You are here
Home > Kombëtarja > Iu përgjigj me po Shqipërisë, ja çfarë e bindi Florian Kamberin të zgjidhte kuqezinjtë

Iu përgjigj me po Shqipërisë, ja çfarë e bindi Florian Kamberin të zgjidhte kuqezinjtë

Florian Kamberi pritet të jetë debutimi i ri në listën e Rejës sa i përket dy ndeshjeve të ardhshme, kundër Andorrës dhe Francës. I vetmi dyshim mbetet mbyllja e dokumentacioneve brenda kohës dhe do të shihet nëse do të jetë pjesë e listës.

Në ndeshjen e fundit të Hibernianit ku shënoi Kamberi ndaj Celtic, si raportoi edhe “Sport Ekspres” ishte ndihmësi i Rejës, Serxhio Porrini. Por vetëm për të dhënë dorën e fundit, pasi terreni ishte përgatitur.

Familja e Kamberit është bindur nga kontaktet me krerët e FSHF-së, duke i lënë shije të mirë të profesionalizmit dhe duke u bindur nga projekti. Telefonata u kishte mbërritur edhe nga De Biazi apo Panuçi. Por vetë lojtari e kishte lënë zgjedhjen për ta bërë në shtatorin e këtij viti. Kamberi i la derën hapur Zvicrës, Kosovës dhe Shqipërisë. Pasi panë reagimin e tre Kombëtareve ishin kuqezinjtë që bindën më shumë, ndërsa Porrini i dha edhe dorën e fundit.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top