You are here
Home > Kombëtarja > Intervista e parë si grek, Durmishaj flet pasi la Shqipërinë: Dora që të ndihmon, nuk kafshohet

Intervista e parë si grek, Durmishaj flet pasi la Shqipërinë: Dora që të ndihmon, nuk kafshohet

Rasti i Durmishajt është një ato fatkeqet, kur një familje largohet nga Shqipëria gjatë viteve të vështira që përjetoi ky vend, për të mos e kthyer më kokën mbrapa. Një farë mallkimi i dhënë kundrejt tokës shqiptare, që kurrsesi nuk ishte fajtore për të gjitha çmenduritë që bënin njerëzit që e popullonin atë.

Por kaq gjatë nuk e menduan familjarët e Durmishajt, që nuk ia injektuan mjaftueshëm dashurinë e atdheut djalit të tyre. Tashmë sulmuesi i Panionosit, jo vetëm që nuk do t’ia dijë për prejardhjen e tij, por flet edhe me shprehje të mençura, që hera-herës i përdor edhe pa sens, për të përligjur tradhëtinë e tij. Për herë të parë do të transmetohet një intervistë ekskluzive e Durmishajt në Greqi nga “Total Football” ditën e dielë në mbrëmje, ku vetë futbollisti tregon për refuzimin e Shqipërisë.

Të vetmet fjalë të zbardhura deri tani nga mediat greke nga kjo intervistë e gjatë, janë ato ku njeriu që nuk dëshiron vendin e tij, jep moral sesi nuk kafshohet dora e të huajt që të zgjatet në momentet e vështira,

“Miqtë e mi janë grekë, ata më kanë ndihmuar shumë dhe tani nuk më shohin më si një të panjohur, siç ka ndodhur më herët. Një dorë që ju ndihmon, nuk duhet ta kafshoni kurrë. Ky vend në tërësi më ka ndihmuar shumë, pasi kam ardhur me familjen në një moment të vështirë. Tashmë dua ta nderoj sa të mundem dhe të shpërblej besimin e gjithë drejtuesve grekë”, u shpreh Durmishaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top