You are here
Home > Futboll Bota > Inspiruese/ Kurrë nuk është vonë, lojtari i La Ligas që debutoi 32-vjeç dhe punonte si shofer kamioni

Inspiruese/ Kurrë nuk është vonë, lojtari i La Ligas që debutoi 32-vjeç dhe punonte si shofer kamioni

Asnjëherë nuk është vonë për të shpresuar në arritjen e ëndrrave, pavarësisht sa të largëta dhe të pamundura duken ato. Ky është rasti i futbollistit më të ri të Getafes, Enric Gallego. Nëse shihni CV e sulmuesit 33-vjeçar, atëherë do të shihni disa mospërputhje me rastet e zakonshme.

Gallego nuk ishte një prej lojtarëve që shpërtheu në moshë të hershme dhe e kishte gjithë rrugën shtruar. Përkundrazi, debutimi në futbollin profesionist do të vinte në moshën 32-vjeçare. Më herët ai ka luajtur në ligat e ulëta të Spanjës, madje duke punuar edhe punë të ndryshme si shofër kamioni, ndërtues, apo edhe riparues i kondicionerëve, vetëm për të mbajtur gjallë ëndrrën e vazhdimit të karrierës si futbollist.

Pas 13 vitesh sakrificë dhe punë të jashtëzakonshme, vjen edhe nënshkrimi me ekipin e Getafes në “La Liga”. Padyshim një inspirim i madh për të gjithë njerëzit që të mos heqin dorë dhe të dorëzohen lehtë, ndërsa Gallego arriti të luante ndeshjen e parë profesioniste me Extremadura në ligën e dytë spanjolle kur ishte 31-vjeç e 11 muaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top