You are here
Home > Basketboll > Incidenti/ Partizani i Beogradit ndalet në Kosovë, trajneri flet për “kurth”: Na treguan kodrën për të na arrestuar

Incidenti/ Partizani i Beogradit ndalet në Kosovë, trajneri flet për “kurth”: Na treguan kodrën për të na arrestuar

Partizani i Beogradit, ekipi i basketbollit kishte paralajmëruar për zhvillimin e një ndeshje në Kosovë. Por për të realizuar këtë takim miqësor, ekipi serb nuk kishte marrë leje në autoritetet përkatëse. Në këtë mënyrë i është ndaluar hyrja në Kosovë, pasi ndodheshin në shtetin e huaj dhe serbët nuk kishin marrë mundimin për të kontaktuar me autoritetet në Kosovë.

Trajneri i ekipit të Partizanit të Beogradit, ka dhënë menjëherë intervistë për “Kurir”, për të treguar atë se çfarë ndodhi në këtë rast. Ai shprehet se policët shqiptarë i kishin thënë që të vazhdonin në destinacionin e tyre, në rrugën për Mitrovicë përgjatë kodrës.

“Ne dëshironim të shkonim në Mitrovicë, për të shkuar te njerëzit dhe tifozët tanë. U ndaluam dhe ende nuk po e kuptoj arsyen. Na thanë se ndalimi erdhi nga Prishtina dhe se ministri i tyre gjendet në atë vend, e jo në Beograd. Gjithashtu vazhduan duke na thënë se nuk e kishin për detyrë të na jepnin shpjegime.

Ajo që ishte interesante për mua, ishte se disa policë po na këshillonin të kalonim kodrën. Unë besoj se do të na prisnin atje dhe do të na arrestonin, ashtu siç i ndodhi edhe Marko Gjuriq”, u shpreh Mijailovic. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top