You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ilir Shulku prezanton punimet e stadiumit: Sistemi i ndriçimit si i Juventus, Liverpool dhe Schalke

Ilir Shulku prezanton punimet e stadiumit: Sistemi i ndriçimit si i Juventus, Liverpool dhe Schalke

“Arena Kombëtare” është gati për të gjithë tifozët që të shijojnë edhe ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë. Një nga impiantet sportive më të mëdha dhe më bashkohori në vendin tonë pritet t’i japi një fytyrë tjetër Shqipërisë. Gjatë mbrëmjes të së hënës është testuar edhe sistemi i ndriçimit. Një spektakël dritash që të sjellin në kujtim mbrëmjet hapëse të ndeshjeve të Juventusit në “Allianz Stadium”.

Ngjashmëria është e lartë, me fikjen dhe ndezjen e dritave. Në prononcimin e Sekretarit të Përgjitshëm, Ilir Shulku, bëhet pikërisht ky krahasim: “Stadiumi i ri Kombëtar në Tiranë është investimi më i madh i FSHF-së. Na bën krenar për këtë nivel të arritur dhe investim. Siç edhe e shikoni kemi arritur në fazën finale. Vendosja e stolave ka përfunduar, tapeti është instaluar në javën që shkoi, po punohet më intestitet në tribunën qendore. Po testojmë sistemin e ndriçimit, që nga parametrat i afrohet atyre më të mirave në Europë si Liverpuli, Manchester, Shalke dhe Juventus. E veçantë e këtij sistemi është se përvec ndeshjeve të futbollit është gati edhe për evente të ndryshme si spektakle, koncerte”, ka thënë Shulku./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top