You are here
Home > Futboll Bota > I vetmi lojtar në Kombëtaren e madhe, te Zagrebi krenohen edhe me “thesarin” e Shqipërisë

I vetmi lojtar në Kombëtaren e madhe, te Zagrebi krenohen edhe me “thesarin” e Shqipërisë

Ekipi i Lokomotivës së Zagrebit ka pasqyruar me krenari nëpërmjet rrjeteve sociale, se 8 prej futbollistëve të tyre janë të angazhuar gjatë kohës së Kombëtareve. Një arritje kjo edhe për vetë klubin kroat, që më përpara konsiderohej disi modest, por me këtë sezon të mrekullueshëm që po kalon, ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Kastrati i është bashkuar Kosovës, Uzuni me Shqipërinë, ndërsa Haliloviç dhe Krajinoviç me U-20 e Kroacisë. Listën e mbyllin Ivanusec, Grbic, Babic dhe Huber të cilët janë pjesë e Shpresave të Kroacisë.

Nga e gjitha kjo listë, ajo që bie në sy është se vetëm “thesari” Uzuni është ai që i bashkohet Kombëtares së parë nga të gjithë këta lojtarë, pasi pjesa dërrmuese e tyre luajnë me të rinjtë kroatë, ndërsa Kastrati me përfaqësuesen e Kosovës.

Uzuni i dëshmoi më së miri vlerat e tij, ndërsa në takimin ndaj Izraelit dukej sikur të kishte 20 vite që mban mbi shpinë fanellën e Kombëtares. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top