You are here
Home > Futboll Bota > I urryeri më i madh i mediave, Murinjo krenohet me arrogancën e tij: Kam një kuriozitet për ju!

I urryeri më i madh i mediave, Murinjo krenohet me arrogancën e tij: Kam një kuriozitet për ju!

Hoze Murinjo mund të themi se është trajneri më provokativ përsa i përket situatës së tij kundrejt mardhënies me mediat. Tashmë ai është trajner i gjigandëve anglez të Mançester Junatid, teksa me fitoren e marrë kundër skuadrës së Jang Bojsave, ka mundur që të sigurojë kualifikimin e skuadrës së tij në turin pasardhës të Champions League.

Ky kualifikim u arrit në minutat shtesë të sfidës, pasi Fellaini arriti të gjente avantazhin per skuadrën e djajve. Kjo përballje u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të Mançester Junajtid, ku me këtë fitore arritën të siguronin kualifikimin. Menjëherë pas përfundimit të sfidës, trajneri portugez i djajve, Hoze Murinjo, ka shprehur në deklaratë për të gjithë zërat që u shfaqën kundër tij.

Trajneri portugez reagoi ashpër në këtë konferencë, teksai u kujtoi të gjithëve historinë e tij me klubet e ndryshme që ka drejtuar. Ai u shpreh se në 16 vite si trajner, në karrierën e tij ka mundur plot 14 herë të kalojë fazën e grupeve të Champions League. Gjithashtu ai ka theksuar se këtë trofe e ka fituar 12 herë dhe askush nuk mund të vendosë në diskutim kualifikimin e skuadrës që ai drejton, nga raundi i parë të kompeticionit më madhor në rang klubesh.

“Kam nje kuriozitet per te gjithe ata qe i duan statistikat. Ne 16 vitet e mia si trajner kam arritur te kaloj grupet e Championsit 14 here. 2 here te tjera kam arritur te fitoj Europa Ligen”, u shpreh Hoze Murinjo. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top