You are here
Home > Kombëtarja > I pari që guxoi t’i dilte kundër Panuçit, “djali i Shqipërisë” thirret nga trajneri Reja

I pari që guxoi t’i dilte kundër Panuçit, “djali i Shqipërisë” thirret nga trajneri Reja

Ermir Lenjani ishte futbollisti i parë që guxoi t’i dilte kundër trajnerit Panuçi, duke u shprehur se nuk do të vinte më te Shqipëria, përsa kohë nuk ndërrohej trajneri. “Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar”, do të shprehej mes të tjerash Lenjani, me reagimin e bujshëm.

“Shqiperia.ch” ka kontaktuar me futbollistin e Sionit, duke konfirmuar se ftesa i ka mbërritur nga Kombëtarja. Lenjani do të rikthehet me fanellën e kuqezinjve për dy ndeshjet e qershorit që do të luhen ndaj Islandës në transfertë dhe Moldavisë në shtëpi. Sigurisht që një ftesë e tillë ndikon edhe në rikthimin e harmonisë në grup, pa harruar këtu se lojtari i Sionit e ka treguar se është në lartësinë e duhur për t’u afruar sërish te Shqipëria. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top