You are here
Home > Kombëtarja > I papërmbajtshmi Armando Broja, tani i shënon Arsenalit me grupmoshën U-23

I papërmbajtshmi Armando Broja, tani i shënon Arsenalit me grupmoshën U-23

Armando Broja nuk ka të ndalur në Angli. Sulmuesi shqiptar ka realizuar këtë herë edhe ndaj ekipit të Arsenalit. Broja është grumbulluar në takimin e sotëm për 23-vjeçarët e Chelseat, ndërsa në minutën e 32-të të takimit ka vendosur gjithçka në baraspeshë mes dy skuadrave. Një top i ardhur nga këndorja prej këmbëve të Gilmour, gjen më pas Armando Brojën, i cili bën atë që di të bëjë më mirë, të tundë rrjetën kundërshtare.

Ndërkohë pjesa e parë e takimit është mbyllur me shifrat 1-2 në favor të bluve të Londrës. Me golin e tij sulmuesi kuqezi konfirmon edhe një herë tjetër arsyen përse mediat në Angli gjithnjë e më shumë e bëjnë pjesë të planeve të Lampard, me një ftesë për në ekipin A që me shumë gjasa nuk do të jetë edhe aq e largët.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top