You are here
Home > Kombëtarja > I mbyll gojën kritikëve, Dërmaku pjesë e 11-shes më të mirë në Itali

I mbyll gojën kritikëve, Dërmaku pjesë e 11-shes më të mirë në Itali

Kastriot Dërmaku ka pasur kritika të mëdha në ambientin shqiptar. Sidomos pas asaj ndeshje të zhvilluar në transfertë ndaj Islandës, atje ku u mundëm me rezultatin 1-0.

Ndër të pakta aksionet ku ekipi kundërshtar erdhi në zonën tonë dhe Dërmaku nuk e mbylli në mënyrën e duhur, do të vinte edhe goli. Megjithatë një rast i tillë, nuk mund të përcaktojë vlerat e një futbollisti.

Në Shqipëri nuk të falin lehtë dhe Dërmaku ka marrë shumë vlerësime negative. Gjithsesi, trajneri Reja i ka besuar edhe në takimet e fundit, megjithëse mbrojtësi nuk kishte luajtur te Parma. Ajo formë e treguar me Kombëtaren, do t’i jepte edhe vendin e titullarit për të debutuar në Serinë A pas dëmtimit të Bruno Alveshit. Në mënyrën më të mirë ia shpërbleu besimin edhe trajnerit, duke bërë një paraqitje fantastike, ndërsa “Tuttomercatoweb” e ka shpallur së fundmi në formacionin e javës.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top