You are here
Home > Kombëtarja > I duhet të thyej mallkimin e legjendës Baxhio, Ndoj është në Serinë A me Breshian

I duhet të thyej mallkimin e legjendës Baxhio, Ndoj është në Serinë A me Breshian

Sa herë që flitet për ekipin e Breshias, atëherë emri i parë që të vjen ndërmend, është legjenda Roberto Baxhio. Njeriu i aq shumë adhuruar në Europë, që shkroi historinë me golat e tij.

Madje që me atë largim në vitin 2004, duket se te skuadra e Breshias ka ardhur edhe një mallkim. Në këto 14 vite të kaluara, kjo skuadër është ngjitur vetëm njëherë në Serinë A gjatë 2010, por duke mos mbijetuar në atë sezon.

Tashmë tifozët e italianëve duhet të festojnë, pasi Breshia është shumë pranë Serisë A. Ajo fitore e marrë në ekstrem gjatë ditës së djeshme, e mban këtë ekip në vendin e parë, kur kanë ngelur edhe 5 ndeshje nga fundi. Pikërisht flasim për ekipin e Emanuel Ndojit, që gjatë këtij sezoni ka qënë i padiskutueshëm si një titullar, ndërsa tani duhet të thyej mitet e së shkuarës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top