You are here
Home > Kombëtarja > I duhet të ndalë Sterling dhe Agueron, Gjimshitin e pret një mbrëmje e vështirë në Champions League

I duhet të ndalë Sterling dhe Agueron, Gjimshitin e pret një mbrëmje e vështirë në Champions League

Fill pas ndeshjeve të Kombëtareve, veç kampionateve, në mesjavë fillon edhe magjia e “Uefa Champions League” me përballjen në grupe. Atalanta do të jetë një mes shumë skuadrave që do të zbresin në fushë mbrëmjen e së martës. Bergamaskët në dy ndeshjet e para kanë dështuar në grumbullimin e pikëve duke pësuar humbje ndaj Shahktarit dhe Dinamo Zagrebit. Ndërsa sfida e radhës është ajo ndaj Man.City në Angli.

Në sfidën që shpresat janë zero për të arritur qoftë edhe një pikë, Gasperini beson tek të tijët për të lënë sadopak gjurmë. Ndërkohë sa i përket formacionit në Itali janë të sigurtë për njëmbëdhjetshen startuese. Sipas mundësive do të ketë një vend në formacion edhe për Berat gjimshitin.

Mbrojtësi i Kombëtares gëzon besimin e trajnerit për këtë takim ndaj një rivali tmerrsisht të vështirë.  Duke parë për më tepër që përballë tij do të jenë sulmues si Aguero apo dhe Sterling. Gjimshiti ka luajtur vetëm një ndeshje në Champions atë ndaj Zagrebit në humbjen e thellë 4-0. Gjithësesi Gasperi e sheh më qartë pozitën në skuadër duke kërkuar që minimalisht të kenë qarkullim të topit në fushën e lojës, pasi rezultati pozitiv mbetet thuajëse i pamundur.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top