You are here
Home > Futboll Bota > “Hysajn fute ku të duash, të bën lojë të madhe”, Giuffredi u mbyll gojën italianëve

“Hysajn fute ku të duash, të bën lojë të madhe”, Giuffredi u mbyll gojën italianëve

Hysaj është kthyer shpeshherë në një temë diskutimi në Itali, në disa raste edhe pa të drejtë. Tashmë tifozët e kanë të thjeshtë të drejtojnë gishtin te mbrojtësi shkodran, duke e kërkuar më sulmues futbollistin e Shqipërisë, pavarësisht se detyra e tij është të mbroj mirë në prapavijë.

Këtë herë do të ishte menaxheri i tij, Giuffredi, që i pyetur në lidhje më këtë çështje nga “Calcionapoli24”, i ka mbyllur gojën italianëve:

“Hysaj? E futën si mbrojtës të majtë ndaj Sasuolos dhe u paraqit shumë mirë me rolin e tij. Ai nuk sheh shumë për pozicionin, trajneri e fut në fushën e lojës dhe Hysaj të bën një ndeshje të madhe. Klientët e mi nuk i dëgjojnë shumë kritikat, ata i përdorin ato. Rinovimi? Nuk është priroritet, ka ende kontratë me Napolin”, u shpreh Giuffredi. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top