You are here
Home > Kombëtarja U-19 > Hysaj rrëfen dramën italiane: Futboll i sëmurë, lojtarët nuk kishin para për qiranë dhe ushqimet

Hysaj rrëfen dramën italiane: Futboll i sëmurë, lojtarët nuk kishin para për qiranë dhe ushqimet

Fillimisht Matera dhe më pas Pro Piacenza, të dyja ekipet patën të njëjtin fat për t’u përjashtuar dhe turpëruar në Seria C, pas problemeve që ndodhën me pagat e lojtarëve. Por në skuadrën e Materës, ishte futbollisti shqiptar Alessio Hysaj. Ky i fundit ka luajtur edhe me grupmoshat e Kombëtares dhe është kushuriri i Elseid Hysajt.

Së fundmi në një intervistë për median italiane, “Masport”, futbollisti ka treguar gjithë dramën e përjetuar gjatë atyre kohëve. Nga të niset? Ndoshta që te pjesa e lojtarëve dhe grevës së tyre, apo te ata protagonistë të fushës që nuk po u dilnin lekët as për të paguar qiranë e shtëpisë.

“Ishte e paimagjinueshme, në futboll nuk duhej të ndodhin, sidomos në këtë kategori. Nuk e kemi përjetuar mirë, ka pasur djem që vinin nga jashtë dhe nuk e dinin se më çfarë parash mund të paguanin qiranë e shtëpisë apo sesi të paguanin ushqimet e tyre. Disa të tjerë shpreheshin se ne thjeshtë duhej të luanim futboll fillimisht, por nga ana tjetër mendon edhe sesi duhet të jetosh më vonë. Kemi shkuar në grevë për 15-20 ditë që të na hidheshin pagesat.

Futbolli duhet të jetë një argëtim i madh, por kjo nuk ndodh për shkak të kompanive të dështuara, përplasjeve me tifozët dhe racizmit, është futboll i sëmurë. Gjithsesi Matera do të kthehet më e fortë se më parë edhe me tifozët që ka. Unë uroj që do thirrem për ta ndihmuar në këtë kauzë”, tha Hysaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top