You are here
Home > Kombëtarja > Humanizmi në majat e larta, të gjitha ekipet greke reagojnë për Shqipërinë

Humanizmi në majat e larta, të gjitha ekipet greke reagojnë për Shqipërinë

Në këtë gjendje të vështirë që ndodhet Shqipëria pas një tërmeti shkatërrues që mori edhe shumë jetë njerëzish, reagime të ndryshme kanë ardhur nga gjithë bota e futbollit. Por ajo që ishte surpriza më e bukur deri tani, padyshim është solidariteti që po vjen nga Greqia.

Këtë herë nuk flasim për reagimin e një apo dy prej skuadrave, por për një pjesë dërrmuese. Sigurisht që në këto raste të tilla humanizmi triumfon mbi gjithçka, edhe në rastet kur mes vendeve nuk edhe një dashuri aq të madhe.

PAOK ishte i pari që hapi dyert e stadiumit për të kontribuar për ndihma që të vinin në Shqipëri. Më pas lutje për fqinjët e tyre do të bënin edhe nga Arisi, Iraklis, Panathinaikosi, OFI apo edhe AEK. Madje këta të fundit do të vinin edhe me një reagim emocionues: “Dhimbja juaj prek zemrat tona. Qendrojmë krahë jush. Qajmë për njerëzit që keni humbur dhe lutemi për ju”, shkruhet në faqen zyrtare të AEK.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top