You are here
Home > Kombëtarja > Hoqi dorë nga ‘Ligue 1” për pushime të qeta? Rasti i Ivan Balliut është paksa i çuditshëm

Hoqi dorë nga ‘Ligue 1” për pushime të qeta? Rasti i Ivan Balliut është paksa i çuditshëm

Ndërsa lëvizjet dhe transferimet e lojtarëve shqiptarë shtohen gjatë merkatos së verës, enigmë mbetet rasti i Ivan Balliut. Disi e çuditshme në fakt mënyra sesi mbrojtësi shqiptar dha vetë largimin nga Metzi, një ditë pasi fitoi titullin kampion dhe u ngjit në “Ligue 1’.

Një vendim i tillë mund të merrej vetëm nëse ishte e siguruar një ofertë më e mirë nga ana e Balliut, por deri tani nuk po rezulton kështu. Asnjë media sportive europiane nuk ka publikuar një pistë të vetme të mundshme për këtë futbollist, duke vështirësuar gjithë zbardhjen e së vërtetës.

Gjithashtu të vetmet postimet që vijnë nga profili i Balliut në “Instagram”, janë ato të pushimeve që të qeta që po bën ky lojtar. Përfitimi i momentit mund të quhet vetëm ky për Balliun, që gjendet pranë familjes dhe jo në fazën përgatitore me skuadrën. Ndërkohë që koha kalon, me kuriozitet të madh pritet të shihet edhe transferimi i mbrojtësit që u formua te Barcelona. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top