You are here
Home > Futboll Bota > Historia e çuditshme te Atalanta, Sportielo përmbushi “karmën” me Etrit Berishën

Historia e çuditshme te Atalanta, Sportielo përmbushi “karmën” me Etrit Berishën

Tërësisht e çuditshme është historia e portës te Atalanta, skuadra e cila shkruajti historinë e saj me gërma të mëdha pas arritjes në “Champions League”. Ky sukses i jep të drejtë trajnerit Gasperini në çdo vendim që merr, por kjo nuk do të thotë se duhet të lihen pa përmendur edhe disa dyshime mbi zgjedhje të caktuara.

Etrit Berisha do t’i bashkohej këtij ekipi kur Atalanta luftonte në vendet e fundit të tabelës, ndërsa portieri titullar ishte Marko Sportielo. Gardiani italian nuk ofronte garancinë e duhur, ndërsa lojtari kuqezi i ardhur nga Lacio do e merrte vendin e titullarit pa shumë mëdyshje.

Kjo e detyroi Sportielon që të kishte një huazim jashtë Bergamos, për të pasur më shumë minuta. Derisa Atalanta mbërrin në “Champions League” dhe trajneri Gasperini merr vendimin për portën. Marko Sportielo u kthye nga huazimi dhe dera do t’i tregohej Etrit Berishës.

Në një farë mënyre “karma” u përmbush, por me një llogjikë jo tërësisht të pastër. Sportielo nuk ka treguar vlera të jashtëzakonshme dhe sigurinë e duhur për të marrë një besim të tillë, që mund të nxirrte jashte loje gardianin e Kombëtares. Sipas të gjitha gjasave Atalanta nuk do të ndryshojë asgjë në merkato sa i përket portës, duke e lënë Golinin si portier të parë dhe Sportielon si zgjedhjen e dytë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top