You are here
Home > Futboll Bota > Higuaini del nga fusha mes lotëve, nxjerr mllëfin e vjetër edhe ndaj Kristiano Ronaldos

Higuaini del nga fusha mes lotëve, nxjerr mllëfin e vjetër edhe ndaj Kristiano Ronaldos

Milani ka luajtur ndaj Juventusit, në takimin e vlefshëm për kampionatin italian. Bardhezinjtë kanë fituar me rezultatin 0-2, ndërsa golat janë realizuar nga Mandzukiç dhe Ronaldo.

Një moment i veçantë i këtij takimi, ka qenë ai i ardhur në momentet e fundit. Higuain që e kishte një karton të verdhë, pas një ndërhyrje ndaj Benatias, është ndëshkuar me të dytin të verdhë, duke dalë nga loja.

E diskutueshme ishte, pasi edhe Benatia aktroi jo pak në atë rast. Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i  Higuain, që mes lotëve kurrsesi nuk mund ta pranonte vendimin e arbitrit. Në shpinën e tij ndien përgjegjësinë e një penalltie të humbur, ndërsa të gjithë mllëfin ia nxjerr edhe Kristiano Ronaldos në një debat.

Historia është e vjetër, asokohe portugezi nuk do e pranonte te Reali i Madridit këtë futbollist, duke bërë që Higuaini të shkonte në Itali. Tashmë i bashkohet vetë si kundërshtar dhe sërish triumfon ndaj tij, ndërsa sulmuesi argjentinas mes lotëve i duhet të dalë nga fusha e lojës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top