You are here
Home > Bundesliga > “Heroi” Rashica merr “shuplakë” në Gjermani: Dështim total, ka humbur çdo top

“Heroi” Rashica merr “shuplakë” në Gjermani: Dështim total, ka humbur çdo top

Nga parajsa në ferr, sa shumë që ka ndryshuar gjendja e Milot Rashicës në Gjermani. Një perlë e tij në sekondën e fundit të ndeshjes, do i dhuronte Verderit fitoren në takimin ndaj Frankfurtit.

Entuziazmi te tifozët për të riparë Rashicën në fushën e lojës, pas pushimit të Kombëtareve, ishte vërtet i lartë. Por, ajo që tifozët e Verderit panë në fushën e lojës, nuk ishte ajo që ata prisnin më parë.

I futur në fushën e lojës gjatë pjesës së dytë, Rashica gaboi në gjithçka në atë barazim 1-1 ndaj Nurenbergut. Në presionin për të treguar gjithmonë vlerat e tij, sulmuesi shqiptar gaboi në disa dalje në krahë, por edhe goditjet e tij ishin për t’u harruar.

Në analizën që i bëhet Rashicës për ndeshjen e djeshme në mediat gjermane, më saktësisht nga “Deichstube”, dy fjalë mjaftojnë për të treguar atë që u paraqit në fushë: Dështim total!

Rashica- Fituesi i ndeshjes ndaj Frankfurtit duhet të sjellë një element të ri në lojë, falë shpejtësisë që e karakterizon. Por gjuajtjet e tij nuk ishin të duhurat. Rashica ka humbur çdo top. Dështim total. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top