You are here
Home > Futbolli Shqiptar > “Hat-trick” nga shqiptari në Angli… bëhet golashënuesi më i mirë i ekipit (VIDEO)

“Hat-trick” nga shqiptari në Angli… bëhet golashënuesi më i mirë i ekipit (VIDEO)

Sot ka përfunduar sezoni i rregullt në divizionin e dytë anglez (Championship), me shqiptarin e vetëm që luan aty, Atdhe Nuhiun, që ka dhuruar spektakël. Shefild Uensdi mundi 5-1 Noruiçin, ndërsa sulmuesi i Kosovës shënoi tre gola.

Gjiganti i sulmit hapi serinë e golave në minutën e 14-të me një gjuajtje të bukur me kokë, shënoi golin e katërt duke përfituar nga një rrëmujë në zonë dhe mbylli sfidën në shtesë, duke shënuar nga pika e bardhë.

Në 19 ndeshje me trajnerin Jos Juhukaj Nuhiu është përfshirë në 12 gola, duke e mbyllur kampionatin si shënuesi më i mirë i Uensdit, me 11 gola, thuajse të gjithë shënuar në vitin 2018.

 

 

/Sportekspres

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top