You are here
Home > Kombëtarja > Harrojini “tradhëtitë”! Shqipëria thërret tre talentet e Sampdorias, provohen në Milano

Harrojini “tradhëtitë”! Shqipëria thërret tre talentet e Sampdorias, provohen në Milano

Me marrjen e postit si drejtor i ekipeve kombëtare, Mustedanagiç nuk ka ngurruar për të nisur menjëherë nga puna. Udhëtime jo vetëm në Shqipëri, por edhe shumë jashtë saj. Në të gjitha rastet, boshnjaku ka kërkuar talentet e së ardhmes që mund t’i shërbejnë kuqezinjve.

Këtë herë drejtuesit e Federatës kanë piketuar tre talente nga akademia e Sampdorias. Sipas asaj që mëson “Shqiperia.ch”, bëhet fjalë për dy vëllezërit Mata, Krisildi dhe Eraldi, por pa harrur edhe Enis Tozajn. Tre djemtë, i pari i U-17, i dyti i U-15 dhe i fundit i U-14, do të provohen sesa vlejnë për fanellën e Shqipërisë. Klubi i Sampdorias është njoftuar se këta futbollistë duhet të paraqiten në ditën e hënë, 17 dhjetor, në qendrën sportive “Lombardia Uno” që gjendet në Milano.

Pikërisht për një punë të tillë Kombëtarja kishte nevojë prej kohësh. Kjo pasi shpeshherë kthehet në një mision të pamundur që të marrësh një futbollist, në kohën që ai është formuar dhe gati të luajë në nivelet më të larta. Ndërsa në kushte të tilla, kur vëzhgimi i Shqipërisë nis që në hapat e parë, padyshim që një e ardhme më e ndritur dhe më me pak “tradhëti” na pret në vazhdimësi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top