You are here
Home > Kombëtarja > Hajduku pushtohet nga ofertat për Ismajlin: Në Rusi e duan që në shkurt, hidhni më shumë para

Hajduku pushtohet nga ofertat për Ismajlin: Në Rusi e duan që në shkurt, hidhni më shumë para

Ismajli, Ismajli dhe sërish…Ismajli! Merkato e dimrit ka përfunduar për të gjithë lojtarët shqiptarë, por vazhdojnë ende temperaturat e ulëta të kësaj periudhe për Ardianin. Më së shumti po i ndien klubi i Hajdukut, pasi mbrojtësi i Shqipërisë po shkëlqen në fushën e lojës.

Në të gjitha takimet e fundit ka treguar një nivel të jashtëzakonshëm, duke premtuar shumë për të ardhmen e tij. Interesimi për të siguruar kartonin e këtij lojtari ka qënë i madh, aqsa edhe vetë lojtari ka pohuar ekskluziven e “Shqiperia.ch”: “Po, kërkohem në Bundesligë dhe Serinë A”. Gjithsesi pista kryesore e transferimit të tij mbetet Shakhtar Donjesk, ndërsa këta të fundit janë të gatshëm të paguajnë një shifër të majme për marrë Ismajlin.Tashmë merkato në Ukrainë është mbyllur dhe një lëvizje e tillë mund të realizohet vetëm në verë. Ndoshta është shumë për të pritur deri atëherë, nëse Hajduku nuk tregohet i zgjuar.

“Slobodnadalmacija” shkruan se klubi kroat duhet t’i bëj gati një kontratë të re këtij lojtari dhe t’i përmirësoj shumën e 60.000 eurove të fitimit që merr në vit, nëse e dëshiron ende. Kjo pasi së fundmi te Hajduku janë shfaqur disa klube ruse që e kërkojnë Ismajlin. Madje mund ta marrin menjëherë atë, pa e pritur verën, pasi në Rusi lëvizjet e transferimeve kryen deri në fillimin e marsit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top