You are here
Home > Futboll Bota > Grizman me mesazhin domethënës te Barcelona: Ma tha babai, treni nuk kalon vetëm njëherë në jetë

Grizman me mesazhin domethënës te Barcelona: Ma tha babai, treni nuk kalon vetëm njëherë në jetë

Grizman është prezantuar te Barcelona, duke qënë një nga goditjet më të mëdha në këtë merkato të verës. Sulmuesi francez i dha lamtumirën pas shumë sezonesh Atletiko Madridit, duke vendosur të nisi një eksperiencë të re.

Mesazhi i shpërndarë gjatë videos prezantuese te katalanasit, kishte një domethënie shumë të madhe. Grizman tregon një nga këshillat e babait të tij, se treni nuk kalon vetëm njëherë në jetë. Këtu i referohet refuzimit që i bëri para disa viteve Barcelonës, ndërsa kjo e fundit i dha edhe një tjetër mundësi.

“Kur isha i vogël babai më thoshte se treni nuk kalon vetëm njëherë në jetë. Tani rrugët tona takohen. Ngjyrat e Barcelonës do i mbroj me vendosmëri. Kjo është rruga jonë”, thotë mes të tjerash Grizman. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top