You are here
Home > Kombëtarja > Grezda për rastin e pazakontë:Gerrard vinte në Kroaci për mua, kam mbrojtësin e Rangers si menaxher

Grezda për rastin e pazakontë:Gerrard vinte në Kroaci për mua, kam mbrojtësin e Rangers si menaxher

Një rast i pazakontë mund të quhet ai i Eros Grezdës dhe mbrojtësit aktual të krahut të majtë te Rangersi, Born Barisic. Te Lokomotiva e Zagrebit ndodheshin së bashku, te Osijeku po ashtu, e për të kaluar më pas te Rangersi.

Nëse dikush prej tyre lëviz nga skuadra, atëherë edhe tjetri duhet të bëj gati valixhet, për të njëjtin destinacion. Kjo është historia e çuditshme që përfshin edhe mesfushorin shqiptar. Në një intervistë për “Sportske.jutarnji”, futbollisti nuk ka lënë pa komentuar edhe këtë rastësi.

“Pa frikë mund të them se e kam si menaxherin tim. E kemi nisur njohjen dhe miqësinë tonë, që te Lokomotiva, ku u bëmë shokë të ngushtë. Vazhduam te Osijeku ku u forcuam edhe më shumë, e tani te Rangersi. Kur Baric shkoi te klubi skocez, u kishte folur në lidhje me aftësitë e mia. Trajneri Gerrard ka ardhur për të më parë në disa ndeshje të kampionatit kur unë luaja për Osijek”, u shpreh Grezda. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top