You are here
Home > Kombëtarja > Greqia vazhdon të surprizojë, Ergys Kaçe dhe ekipi grek do të vijnë në Shqipëri

Greqia vazhdon të surprizojë, Ergys Kaçe dhe ekipi grek do të vijnë në Shqipëri

Që kur ndodhi katastrofa natyrore në Shqipëri më rënien e tërmeteve që sollën viktima dhe të plagosur, ajo që bëri përshtypje në vendin tonë ishte sjellja e fqinjëve tanë, në Greqi. Një mobilizim i madh jo vetëm me trupa të ardhur që të shpëtonin sa më shumë jetë në Thumanë dhe Durrës, por edhe në aspektin e sportit.

Thuajse të gjitha klubet kanë dalë me banderola se luten për Shqipërinë, ndërsa nuk ka barriera dhe kufi në të tilla raste, pavarësisht se nuk ka ekzistuar një “dashuri e madhe” mes vendeve. Ndërkohë në Greqi shkohet edhe më tej për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti.

“Gol nga Tribuna” jep informacionin ekskluziv për “Sport Ekspres”, se është organizuar një ndeshje miqësore mes skuadrës së elitës greke, Larisa dhe elitës në Shqipëri, Teutës.

Në ekipin grek luajnë edhe dy futbollistët shqiptarë, Ergys Kaçe dhe Andoni që do të vijnë në këtë ndeshje. Kjo përballje do të zhvillohet në Durrës dhe në datën 26 dhjetor, ndërsa të gjitha ardhurat e biletave do të shkojnë për familjet e prekura.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top