You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Goli si i Zidanit i jep fitoren Teutës në Europë, Kallaku është kalibër tjetër (VIDEO)

Goli si i Zidanit i jep fitoren Teutës në Europë, Kallaku është kalibër tjetër (VIDEO)

Teuta ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Ventilps, por duke u eliminuar nga “Europa League” që me turin e parë. Kjo pasi në transfertën e mbyllur vetëm një javë më parë, ekipi shqiptar u dorëzua në shifrat 3-0.

Ajo që vlen për t’u përmendur gjatë ndeshjes së sotme, ishte magjia që dhuroi Sherif Kallaku. Mesfushori i Teutës e ka shënuar golin në stilin e Zidanit, duke lënë pas vetes dy lojtarëvë vetëm me një lëvizje.

Padyshim që kapiteni i Shqipërisë U-21 duhet të kërkojë një dalje për një skuadër më të mirë europiane gjatë merkatos së verës, pasi zotëron një potencial të jashtëzakonshëm dhe i ka të gjithë karakteristikat e duhura për të bërë një karrierë të madhe. /Shqiperia.ch/

(Video e siguruar nga Newsport)

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top