You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Gjuri i mallkuar! Sa shumë peripeci kaloi në Itali, Armando Vajushi firmos në Shqipëri

Gjuri i mallkuar! Sa shumë peripeci kaloi në Itali, Armando Vajushi firmos në Shqipëri

Armando Vajushi do të ishte një nga talentet më të mëdha të dalë nga Shkodra, ndërsa aftësitë e këtij lojtari ishin të jashtëzakonshme.

Në momentin kur u largua nga Shkodra të gjithë ishin të sigurtë, që këtë lojtar do e rishihnin për shumë kohë me Kombëtaren. Pak kohë me Liteksin në Bullgari, ndërsa kalime të shumta në ekipe të ndryshme italiane do të bënte Vajushi.

Por kudo ku shkonte, përfundimi ishte i njëjtë: “Gjuri i mallkuar”. Ishte pikërisht ky i fundit që nuk po e linte të qetë mesfushorin, duke i prishur punë në çdo aventurë të tij. Në kushte të tilla, Vajushi ka zgjedhur një rikthim në kampionatin shqiptar.

Ai do të jetë pjesë e Teutës deri në fundin e sezonit, ndërsa në moshën 27-vjeçare sheh një rikthim në atdhe, shumë më herët nga çfarë mund të kishte menduar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top