You are here
Home > Futboll Bota > Gjimshiti e ka telash të madh te Atalanta, konkurrenca është direkte me Martin Skrtel

Gjimshiti e ka telash të madh te Atalanta, konkurrenca është direkte me Martin Skrtel

Ndërsa jemi edhe pak ditë larg hapjes së kampionatit në Seria A, në Itali janë duke përgatitur formacionet e mundshme për mënyrën sesi priten të luajnë skuadrat. Kur flitet për Atalantan, për Berat Gjimshitin ka një telash të madh që është hapur në merkaton e verës.

Afrimi i mbrojtësit të njohur që dikur ka luajtur edhe me Liverpulin, Martin Skrtel, e rritur shumë konkurrencën. Ekipi nga Bergamo ka fituar në takimin e sotëm miqësor me rezultatin 9-1 ndaj Monzës, ku realizoi edhe Skrtel.

Sipas mediave italiane konkurrenca do të jetë pikërisht mes këtyre dy lojtarëve, për të zënë një pozicion. Sa i përket ndeshjes së parë me SPAL-in, për momentin është më i avantazhuar Gjimshiti, por që do të ketë probleme me presionin e shtuar për të mbrojtur vendin në javët në vazhdim. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top