You are here
Home > Boks > Gjetan Keta mposhti boshnjakun dhe u shpall kampion: Doja t’ju bëja krenar në vitin e Skënderbeut

Gjetan Keta mposhti boshnjakun dhe u shpall kampion: Doja t’ju bëja krenar në vitin e Skënderbeut

Gjetan Keta ka arritur të fitojë duelin e tij në ditën e sotme ndaj kundërshtarit boshnjak, Sladan Janjanin, në vetëm 5 raunde.

Insistimi i boksierit shqiptar nga Bulqiza, nga fillimi i ndeshjes për të mbyllur gjithçka, pa u dashur që të përfundohen të gjitha raundet, bëri që kundërshtari i tij të dorëzohet dy herë brenda natës së sotme.

Megjithëse tingëllon e çuditshme, ende nuk është kuptuar edhe tani mënyra sesi gjyqtari shpalli dorëzimin e boshnjakut në raundin e 4, e më pas lejoi vazhdimin e ndeshjes.

Por nuk do të zgjaste shumë, sepse Gjetan Keta do i linte të kuptonte Sladan Janjanin se vazhdimi në një ndeshje të tillë ishte një çështje kohe. Në raundin e 5 u mbyll gjithçka, Gjeta Keta u shpall edhe kampioni i federatës ËBU. Në një intervistë për “Supersport”, Keta është shprehur:

“Faleminderit që jeni këtu. Falë jush ia dola. Jam stërvitur aq shumë për t’u bërë krenar në vitin e heroit tonë kombetar, Skënderbeut, por edhe gjithë heronjëve tanë. Ju jam shumë mirnjohës, pa ju s’ka fitore.

Do të arrijmë edhe me shumë, për ta ngritur flamurin tonë Kuq e Zi. Ju dua. Ismaili ka qenë frymëzimi im. Kam dashur gjithmonë që titullin ta sjell në Shqipëri dhe t’ua dedikojë të gjithë shqiptarëve. Në Gjermani humba sepse pata një demtim.

Pas 3 muajsh do të jem sërish në ring. Unë do të arrijë të bëj 3 ndeshje në vit. Mosha ikën por gjërat bëhen me mendje dhe jo me moshë, ndaj dhe për dy vite mund të bëj akoma më mirë dhe të fitojë tjetër titull”, ka mbyllur fjalën e tij Gjetan Keta pas fitores së titullit kampion në ËBU. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top