You are here
Home > Kombëtarja > Gëzim i dyfishtë për Vajushin, pas thirrjes në Kombëtare mund të largohet edhe nga Seria C

Gëzim i dyfishtë për Vajushin, pas thirrjes në Kombëtare mund të largohet edhe nga Seria C

Armando Vajushi është surprizuar nga ana e trajnerit Panuçi, teksa pas një kohe të gjatë që nuk thirrej nga kombëtarja shqiptare, mesfushori do të ketë shansin e tij në takimet miqësore ndaj Kosovës dhe Ukrainës.

Situata ndryshon nëse flasim për klubin e shkodranit, pasi ekipi i Pro Veçelit që zotëron kartonin e futbollistit, ka rënë në Serinë C. Vajushi ishte i huazuar në gjysmën e këtij sezoni me Avelinon, teksa është aktivizuar në 9 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

Sipas lajmeve të fundit që vijnë Italia, përflitet se Avelino do të tentojë të blejë kartonin e Vajushit, për ta pasur në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top