You are here
Home > Futboll Bota > Gerrard e ka gjetur zgjidhjen, Grezda shfaqet sërish në fushë te Rangersi

Gerrard e ka gjetur zgjidhjen, Grezda shfaqet sërish në fushë te Rangersi

Eros Grezda nuk e ka gjetur ende skuadrën e re ku do të transferohet për merkaton e verës. E megjithatë, trajneri Steven Gerrard ia ka gjetur zgjidhjen kësaj situate.

Duke parë se sulmuesi shqiptar është jashtë planeve, Greda luan me të rinjtë e gjigandëve skocez, deri në momentin që do të gjejë një skuadër të re. Kështu, gjatë ditës së sotme lojtari kuqezi ka luajtur në përballjen e rezervave të Fletwood.

Rangersi fitoi me rezultatin 0-2 dhe Grezda ishte për 90 minuta në fushë. Sigurisht që kishte vend për më mirë në lojë dhe konkretizimin e rasteve, ndërsa goli i dytë i Rangersit erdhi pas krosimit të Grezdës, ku do të ishte Finlyason që goditi me kokë, për t’ia bërë të lehtë Houston realizimin e golit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top