You are here
Home > Boks > Gaxhja është i pari që i hap derën Olainkës: Më shqiptar se Durmishaj! Nuk na shkon racizmi

Gaxhja është i pari që i hap derën Olainkës: Më shqiptar se Durmishaj! Nuk na shkon racizmi

Peter Olainka dhe kombëtarja shqiptare janë një histori e hershme, pasi sulmuesi aktual i Slavia Pragës e ka kërkuar mundësinë për t’iu bashkuar kuqezinjve. Së fundmi janë mediat nigeriane ato të cilat shprehen se futbollisti në fjalë e kërkon ende bashkimin me Shqipërinë.

Sigurisht që një gjë e tillë të bëhet e mundur ka shumë vështirësi, pasi te Kombëtarja janë gjithmonë lojtarët që e kanë origjinën shqiptare. Por menjëherë kanë nisur reagimet e para, nga sportistët tanë që mbajnë lart flamurin kombëtar.

Në median “Shqiperia.ch”, ka komentuar edhe luftëtari shqiptar i MMA-së, Manuel Gaxhja. Megjithëse ende i ri në moshë, por Gaxhja është duke shkëlqyer në arenën më të vështirë të forcës. Por nuk mbaron këtu, edhe në llogjikën e tij Manueli mban të njëjtën lartësi. “Mos të bëjmë racizëm me Olainkan, ne e kemi vuajtur për vete”.

“Mirësetëvish zotëri. Nëse ndihesh shqiptar, është nderi ynë. Ju garantoj që zotëria në fjalë është më shqiptar se Durmishaj dhe kta të tjerët. Mos paragjykoni as ngjyrën dhe as fenë. Nuk pranohet që populli shqiptar që e ka vuajtur racizmin, të jetë vet një popull racist. Nëse kemi ende shtet dhe do e quajm veten europian, atëherë zotëria në fjalë duhet të bëhet pjesë e Shqipërisë dhe unë do të jem fansi i tij”, shprehet Gaxhja. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top