You are here
Home > Futboll Bota > Gafa qesharake e De Geas, shpërthen rrjeti: Sapo gjetëm vëllain binjak të Karius!

Gafa qesharake e De Geas, shpërthen rrjeti: Sapo gjetëm vëllain binjak të Karius!

Barcelona e ka zgjidhur lehtësisht pjesën e parë ndaj Manchester Junajtid me rezultatin 2-0, e vlefshme për çerekfinalet e “Champions League”. E kush tjetër përveçse Lionel Mesit mund të zgjidhte momente të tilla delikate në një kompeticion të këtij niveli.

Një perlë e vërtetë u dhurua nga argjentinasi, për të shënuar edhe golin e parë të sfidës. Ndërsa në realizimin e dytë të Mesit, pa dashur të hiqet asgjë e vetme nga aftësitë e këtij futbollisti, një ndihmë e madhe ka ardhur edhe nga De Gea.

Portieri i Junajtid e ka dërguar vetë në rrjetë një top qëndror dhe të thjeshtë në dukje, që nuk mund të falet në një ndeshje të tillë. Rrjetet sociale kanë shpërthyer menjëherë, ndërsa në “Twitter” janë të shumta komentet e tifozëve të tipit: “Sapo e gjetëm vëllain binjak të Karius”, referuar atyre gabime foshnjarake të ish-portierit të Liverpulit në finale e “Champions League”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top