You are here
Home > Futboll Bota > Gabimi i Gjimshitit vendos finalen e Kupës, i bën lëmsh edhe komentatorët në Itali

Gabimi i Gjimshitit vendos finalen e Kupës, i bën lëmsh edhe komentatorët në Itali

Lacio ka arritur të fitojë finalen e Kupës ndaj Atalantës me shifrat 2-0, falë golit të Milinkoviç-Saviç dhe Correa. Pak minuta kishte në fushë mesfushori serb, duke marrë rolin e heroit dhe gjetur të parin.

Ndërkohë protagonist negativ për këtë mbrëmje ishte mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti. Në golin e parë dhe që vendosi finalen do të ishte markimi jo i saktë i lojtarit të Kombëtares, që do të sillte edhe realizimin nga Milinkoviç-Saviç.

Më pas gjithçka u mbyll, pasi teksa Atalanta u hodh e gjitha përpara, erdhi edhe goli i dytë nga Correa. Rrjetet sociale kanë shpërthyer edhe për një gabim të komentatorit të “Rait”, i cili Gjimshitin e ngatërronte gjithmonë me futbollistin e Sasuolos, Djuricic. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top