You are here
Home > Kombëtarja > Gabim që kushton sa një karrierë, shqiptari bën gati valixhet nga Lacio pas Milanit

Gabim që kushton sa një karrierë, shqiptari bën gati valixhet nga Lacio pas Milanit

A keni e dëgjuar se ndonjëherë një moment i vetëm, ose më saktësisht një fraksion sekondi mund të mjaftojë për të vendosur fatin e jetës(karrierës)? Nëse jo, rasti i Riza Durmishit mund tua qartësojë paksa. Lojtari shqiptar që përfaqëson Danimarkën, ndoshta duhet t’i bëj gati valixhet që tani nga kryeqyteti italian.

Më parë kishte shumë kritika dhe komente aspak pozitive nga tifozët e Lacios, me dëmtimet e herëpashershme që e bënin Durmishin të mos dukej shumë në fushën e lojës. Nëse ekipe të këtij niveli investojnë te një lojtar, atëherë kërkojnë gjithçka prej tij.

Por në rastin konkret, mbrojtësi rezultoi fatal në takimin ndaj Milanit. Ndërhyrja e gabuar nga Durmishi, do të vendoste edhe fatin e ndeshjes, me Lacion që thuajse i ka thënë lamtumirën objektivit të “Champions League”, që ëndërrohej aq shumë nga kjo skuadër. Mediat italiane nuk janë treguar aspak të mëshirshme në përfundimin e takimit, duke e quajtur si dështimin më të madh Durmishin në atë mbrëmje. Në kushte të tilla, futbollisti duhet të përgatis valixhet që në këtë moment për t’u larguar nga Lacio, pasi vetëm një mrekulli mund të bëj që të gjendet edhe në sezonin e ardhshëm në të njëjtin klub. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top