You are here
Home > Futboll Bota > Futbolli modern/ “Instagrami” flet qartë, largimi i Ergys Kaçes mësohet edhe në këtë mënyrë

Futbolli modern/ “Instagrami” flet qartë, largimi i Ergys Kaçes mësohet edhe në këtë mënyrë

Jemi në vitin 2019, në futbollin modern atje ku shumë prej transferimeve që ndodhin, kupton më parë nga rrjetet sociale. Një situatë e ngjashme mund të thuhet edhe për mesfushorin e Kombëtares, Ergys Kaçen.

Ky i fundit u përjashtua në mënyrë të papritur nga trajneri Ferrera, që e la jashtë para takimit me Ajaksin për “Champions League”. Ndërkohë vetëm disa ditë më parë, futbollisti kuqezi u shpreh qartazi se kërkonte që të ishte i rëndësishëm në projektin e skuadrës, për të pasur sa më shumë minuta në fushën e lojës.

Vendimi i parë erdhi nga trajneri i PAOK, që i bëri të ditur Kaçes në këtë mënyrë se nuk do të jetë edhe aq i rëndësishëm për sezonin e ardhshëm. Si një tjetër futbollist i Kombëtares tonë që është i apasionuar pas “Instagramit”, asnjë postim për ndeshjen e djeshme që ishte e jashtëzakonshme për grekët, nuk ka ardhur në profilin e Kaçes.

Asnjë urim apo mesazh mbështetës për shokët e skuadrës, megjithëse nëse PAOK do të eliminonte hirushen e sezonit të shkuar, Ajaksin, do të ishte një bujë e madhe edhe për mediat europiane sportive. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top