You are here
Home > Futboll Bota > Futbolli i sotëm/ Legjenda angleze shpreh me të drejtë: Nuk e di sesi dalin para bashkëshorteve!

Futbolli i sotëm/ Legjenda angleze shpreh me të drejtë: Nuk e di sesi dalin para bashkëshorteve!

Skuadra e Liverpulit u mposht në transfertën kundër skuadrës franceze të PSG. Këta të fundit arritën të fitonin me ekipin e drejtuar nga Jurgen Klopp me rezultatin 2-1. Nëpërmjet kësaj humbje ekipi i Liverpulit duket se rrezikon ndjeshëm kualifikimin në fazën pasardhëse.

Legjenda e të kuqve, Xhimi Karrager, ka folur sot për humbjen e skuadrës së tij të Liverpulit. Ai u shpreh tepër i zhgënjyer nga rezultati, por ajo çka ra në sy ishte irritimi kundrejt lojtarëve të Parisit. Konkretisht Karrager u shpreh për simulimet e shpeshta të lojtarit brazilian, Neymar. Për këtë të fundit u shpreh në mënyrë nervoze dhe theksoi se Neymar nuk mund të bëhet një lojtar i madh duke u sjellë në këtë mënyrë.

“Jam shumë i zhgënjyer me rezultatin. Ishte shumë e turpshme të shihje Neymar sesi simulonte në atë mënyrë . Nëse braziliani vazhdon me këtë mënyrë, gjatë gjithë karrierës  do të mbahet mend vetëm për këtë, në vend që të jetë një lojtar i madh. Ata janë ekip i madh, nuk kanë nevojë të sillen kështu, e nuk e di sesi do të dalin para bashkëshorteve të tyre”, u shpreh ish-lojtari i Liverpulit, Xhimi Karrager. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top