You are here
Home > Futboll Bota > Futboll i bukur…futboll! Holanda të mbush zemrën, Ajaksi ka formulën për të zhvlerësuar milionat

Futboll i bukur…futboll! Holanda të mbush zemrën, Ajaksi ka formulën për të zhvlerësuar milionat

Futbolli që Ajaksi ka treguar në mbrëmjen e sotme ndaj Juventusit për “Champions League”, padyshim që i ka mbushur zemrën të gjithë tifozëve europianë. “Gjithmonë duhet të luhet pa frikë”, ka thënë legjenda Krujf dhe këtë rregull e respektoi më së miri Ajaksi.

Pa asnjë ndrojte të vetme, megjithëse luanin në fushën e Juventusit. Kishin Kristiano Ronaldon përballë, por çfarë do të thotë kjo? Një frymorë si gjithë të tjerët, që i vetëm nuk mund të zbresë Zotin në tokë. Madje, edhe në golin që shënoi në mbrëmjen e sotme, ishin 4 futbollistë të Juventusit që bllokonin lojtarët e Ajaksit, vetëm për të nxjerrë portugezin e lirë.

Për të mbërritur në spektaklin e holandezëve, që e kthyen rezultatin në 1-2 dhe kalojnë në gjysmëfinalen e “Champions League”. Padyshim që kjo skuadër ka formulën e suksesit për të zhvlerësuar milionat. Djemë të rinjë e të uritur, energji e madhe dhe mbi të gjitha një sport që të luhet për tifozët. Për të arritur te suksesi, jo gjithmonë ka nevojë për një autobus përpara portës dhe këtë e vërtetoi më së miri Ajaksi në stadiumin e Juventusit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top