You are here
Home > Kombëtarja > Fusha i përket yjeve të vërtetë, Shqipëria merr ftesë për pjesëmarrje në Gjermani

Fusha i përket yjeve të vërtetë, Shqipëria merr ftesë për pjesëmarrje në Gjermani

Shqipëria ka marrë ftesë për pjesëmarrje, në turneun e 27-të të KOMM-MIT që po zhvillohet në Leipzig. Ndeshjet do të zhvillohen nga dita e sotme deri të dielën, gjatë periudhës së festave, teksa protagonistët në fushë do të jenë yjet e vërtetë, atje ku bazohen të gjitha dëshirat dhe shpresat e tifozëve.

Bëhet fjalë më saktësisht për grupmoshat U-11, U-13, U-15 dhe U-17, ku një ftesë për të marrë pjesë në këtë kompeticion, ka marrë Shqipëria, Rusia, Austria, Suedia, India, Japonia dhe Egjipti.

Në këtë mënyrë mund të shihen edhe elemente që do të bëjnë diferencën mes 60 ekipeve pjesëmarrëse, nga ku mund të fitohet diçka më tepër edhe nga vetë lojtarët, sesa qëllimi që ka në thelb ky kompeticion. KOMM MIT është turne ndërkombëtar i të rinjëve dhe do të thotë “të vijmë së bashku”, për të bërë miq me të rinjë nga e gjithë bota. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top