You are here
Home > Kombëtarja > Ftesa e parë te kuqezinjtë, flet Lindon Selahi: Kam refuzuar edhe Belgjikën

Ftesa e parë te kuqezinjtë, flet Lindon Selahi: Kam refuzuar edhe Belgjikën

Shqipëria do të ketë dy përballje vendimtare ndaj Turqisë dhe Moldavisë, ku do të vendoset gjithçka sa i përket shanseve që kuqezinjtë do të kenë për ëndrrën Euro 2020. Një nga debutuesit në listën e Rejës ishte edhe Lindon Selahi. Futbollisti që më parë ka luajtur me të rinjtë e Belgjikës, por më pas ka zgjedhur kuqezinjtë. Në prononcimin e tij për shtyp, sulmuesi i Twente ka pohuar se refuzoi Belgjikën pasi ndihet shqiptar dhe ftesën e ka tërësisht të merituar.

“I kam luajtur të gjitha ndeshjet dhe e kam merituar ftesën. Isha i lumtur pasi ëndrra ime ka qenë të luaj për Kombëtaren. Tani e vendos trajneri dhe do të jap maksimumin në çdo stërvitje. Kam njohur Seferin dhe Selmanin. Kam luajtur me Ramadanin te Shpresat që vjen tani. Kur kam qenë i ri kam luajtur me Belgjkën pasi nuk më ka thirrur Shqipëria. Kam pasur mundësi të iki sërish te Belgjika, por e ndiej veten si shqiptar. Kemi mundësi për t’u kualifikuar dhe këto dy ndeshje janë të rëndësishme. Do shkojmë në Turqi për të fituar dhe të luajmë sa më mire”, ka thënë Selahi.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top