You are here
Home > Futboll Bota > Francezët e quajnë “shqiponja me tre koka”, Zeneli: Suedia? Shqipëtarët mu gdhendën në zemër

Francezët e quajnë “shqiponja me tre koka”, Zeneli: Suedia? Shqipëtarët mu gdhendën në zemër

Arbër Zeneli ishte kryefjala e futbollistëve shqiptarë në merkaton e janarit. Për të interesimet ishin të shumta, ndërsa u përfol jo pak edhe për një kalim të mundshëm në skuadrën e Chelseat. Një gjë e tillë nuk ndodhi, ndërsa futbollisti i Kosovës iu bashkua Reimsit.

Skuadra franceze ndodhet në elitën e “Ligue 1”, duke kërkuar edhe një pjesëmarrje në Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm. Në Francë nuk kanë shumë informacione në lidhje me Zenelin, prandaj janë mediat që tregojnë historinë e tij.

Një vëmendje të veçantë i ka kushtuar “Sofoot”, që tregon me detaje karrierën e futbollistit shqiptar, duke e quajtur si “shqiponja me tre koka”. Kjo për vetë të kaluarën e Zenelit, që më parë ka qenë edhe pjesë e Suedisë. Me fjalët e thëna nga vetë lojtari para disa kohësh, “Sofoot” tregon edhe arsyen e largimit të Zenelit nga kombëtarja suedeze:

“Suedia më dha mundësinë për të treguar veten time dhe ishte një brez mjaft i mirë i talenteve të reja, por shqiptarët ishin gdhëndur në zemrën time. Babai im shpresonte se do të shkoja vetëm te Shqipëria, sepse ne prej andej vijmë. Ndërsa për mamanë, të dyja zgjedhjet ishin të mira”, u shpreh Zeneli. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top