You are here
Home > Futbolli Shqiptar > FOTO/ Superiorja çel siparin, tifozët e Partizanit bëhen gati për spektakël në Korçë

FOTO/ Superiorja çel siparin, tifozët e Partizanit bëhen gati për spektakël në Korçë

Gjatë ditës së sotme fillon sezoni futbollistik i 80-të i kampionatit shqiptar të futbollit, që nis me kryendeshjen Skënderbeu-Partizani në qytetin e serenatave në orën 19:45.
 
Përsa i përket tifozerive të të 2 ekipeve, pritet një stadium tepër i zjarrtë në pjesën e tribunave, ku përveç tifozerisë vëndase, vlen për t’u theksuar se një pjesë e madhe e tifozve të kuq janë nisur drejt juglindjes.
 
“Ultras Guerrils” në këto pamje duken të mirpërgatitur për të përkrahur ekipin e tyre të Partizanit, në këtë fillim sezoni futbollistik.
 
Gjithashtu për t’u vënë në dukje është fakti se kjo ndeshje do të jetë e para pa prezencën e policisë në stadiume, kërkesë e cila ishte bërë publike prej kohësh nga tifozeritë shqiptare.
 
Përtej faktit se cdo prodhohet në fushën e lojës, një gjë është e sigurt, që ky sezon futbollistik do të fillojë me spektakël në tribunë! /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top