You are here
Home > Kombëtarja > FOTO / Reagimet ne mediat e huaja për fitoren e Kosovës ndaj Shqipërisë

FOTO / Reagimet ne mediat e huaja për fitoren e Kosovës ndaj Shqipërisë

Mediat e huaja kanë pasqyruar suksesin e sotëm të Kosovës përballë Shqipërisë duke e cilësuar një fitore të pastër atë të skuadrës së Shaland. Në mediat zvicerane i jepej theks faktit se ishte një ndeshje “vëllazërore”, atmosferë të cilën u mundua ta përshkruante dhe serbja “Kurir”, duke i shtuar fjalë të De Biazit i cili sipas tyre ishte tronditur nga rezultati në një ndeshje që nuk e cilësonte të vërtetë.

Ndërkohë, në Itali e cilësojnë humbje të Shqipërisë së Panuçit, duke kujtuar se italiani është pikërisht ai që ulet në stolin e kuqezinjve dhe se çdo disfatë lidhet direkt me të.

Blick: Kosova fiton duelin vëllazëror. Fitore e pastër 3-0 ndaj Shqipërisë

Repubblica: Shqipëria e Panuçit mundet 3-0 nga Kosova. Fitorja e parë e Kosovës në përballjet direkte.

Goal: Tris i Kosovës ndaj Shqipërisë së Panuçit.

TuttoNapoli: Miqësoret, humbje e rëndë për Shqipërinë, 3-0 ndaj Kosovës.

Rheinzeitung: Kosova me trajner Shaland mposht Shqipërinë

Kurir: Kjo duhej të ishte një miqësore, ish-trajneri i Shqipërisë i tronditur nga humbja me Kosovën/vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top