You are here
Home > Kombëtarja U-21 > FOTO / Gazeta italiane zbulon çmimin e ri të Manajt dhe ekipet që kërkojnë sulmuesin

FOTO / Gazeta italiane zbulon çmimin e ri të Manajt dhe ekipet që kërkojnë sulmuesin

Rei Manaj do të kthehet në sezonin e ardhshëm përsëri në Itali, pasi eksperienca të Granada nuk kishte fund të lumtur për sulmuesin e kthyer pas dy vitesh mungesë në radhët e Shqipërisë. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare kërkohet nga dy klube të Serisë B, siç ka zbuluar e përditshmja italiane “Tuttosport”.

Ajo ka mësuar se Interi i ka vënë një çmim prej 3 milionë eurosh kartonit të lojtarit, ndërsa deri tani ka shpenzuar vetëm 400 mijë euro për të. Në këtë mënyrë, klubi zikaltër shpreson që të përfitojë diçka nga shitja e sulmuesit, edhe pse në situatën aktuale, janë të pakta klubet që janë të gatshme ta blejnë kartonin e tij.

Në tabelën e publikuar nga kjo gazetë, janë klubet e Kremonezes dhe Beneventos ato që kanë shfaqur interes për të blerë apo huazuar futbollistin për sezonin e ardhshëm. Të dyja janë skuadra të Serisë B, por që janë gati t’i japin mundësinë Manajt për të luajtur më rregullisht dhe për të treguar se nuk është një nga zhgënjimet më të mëdha të viteve të fundit. /vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top