You are here
Home > Futboll Bota > Forca e zakonit dhe basti i hapur në tavolinë nga Panuçi: Durmishaj me çantën në krahë!

Forca e zakonit dhe basti i hapur në tavolinë nga Panuçi: Durmishaj me çantën në krahë!

Forca e zakonit e ka thënë qartazi se një lojtar shqiptar që tradhëton kombin e tij për hir të Greqisë, nuk mund të bëj kurrë karrierën që dëshiron. Madje edhe kur i shkon aq shumë pranë momentit që mund të duket si kulminant.

Raste tradhëtie kemi pasur shumë të tilla, por që të kthehen në suksesi për vetë këta protagonistë, asnjëherë. Fiorin Durmishaj kërkoi “luftën” me historinë dhe po e humb që në muajt e parë. Me ekipin e Panionosit nuk do të realizonte më asnjë gol të vetëm që në kohën kur zgjodhi helenët, ndërsa Olimpiakosi do e merrte në merkaton e verës.

Trajneri do e linte jashtë listës së “Champions League”, ndërsa në mediat greke raportohet se klubi grek po mendon huazimin e Durmishajt, pasi hapësirën ia ka marrë Guerrero.  Në këtë çështje nuk duhet të harrojmë edhe bastin e  guximshëm që Panuçi e vendosi hapur në muajin mars të këtij viti.

“Durmishajn do të shkojmë ta shohim kur të luaj me Greqinë. Gjithmonë nxjerrin justifikime duke mbyllur telefonin, nuk të përgjigjen me mesazhe dhe nxjerrin menaxherin për të thënë se janë me pushime. Këta nuk janë lojtarë të vërtetë, nuk kanë për t’u bërë kurrë. Kjo pasi një lojtar i prerë të thotë “PO” ose “JO”. Do të shkosh me Greqinë, shumë atëherë. Për këtë vë bast, që këta lojtar nuk kanë për të bërë kurrë të mëdhenj. Do të flasim pas dy vitesh”, do të shprehej Panuçi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top