You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Filmi për jetën e kapitenit legjendar, jehona e kalon Shqipërinë: Presim që ta shohim edhe në Francë!

Filmi për jetën e kapitenit legjendar, jehona e kalon Shqipërinë: Presim që ta shohim edhe në Francë!

Një film autobiografik për Lorik Canën, kapitenin legjendar është tërësisht i merituar dhe vëmendja e të gjithëve është për të parë të plotë, jetën e kësaj figure të dashur për shqiptarët, e ndërthur edhe me figura artistike.

Tashmë është bërë publikimi i këtij filmi, që shumë shpejt do të transmetohet në kinema të ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë. Një ngjarje e tillë nuk ka kaluar pa u pasqyruar edhe në mediat franceze. Në vendin ku Lorik Cana kaloi një pjesë të mirë të karrierës së tij dhe mori afrimimin, teksa ka luajtur me dy ekipe aq të njohura si Marsejë dhe PSG.

“Causerie magazine” shkruan se për figurën e “Ligue 1” të vitit 2000, duke iu referuar ish-futbollistit të Shqipërisë, kanë rrëfyer momente të ndryshme edhe shumë legjenda të tjera të njohura. Mes tyre mund të përmendim sigurisht edhe Dibril Cisse: “Kur ti një njeri si Loriku në ekip, e di shumë mirë se ai do të vrapojë majtas, djathtas, në qendër dhe përpara”, u shpreh figura e njohur e futbollit të dikurshëm.

Gjithashtu në këtë film autobiografik, është i pranishëm edhe Edvin Murati, një tjetër figurë e njohur e Kombëtares. Në fund, media franceze shkruan: “Ndoshta do ta shohim edhe në Francë pas disa kohësh”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top