You are here
Home > Futboll Bota > FIFA i jep lejen për të kaluar te Kosova, Arton Zekaj braktis përfundimisht Serbinë

FIFA i jep lejen për të kaluar te Kosova, Arton Zekaj braktis përfundimisht Serbinë

Futbollisti që zotërohet nga Lille, Arton Zekaj, do të bashkohet përfundimisht me Kosovën. ‘’Novosti.rs’’ shkruan se FIFA i ka dhënë lejen lojtarit, për t’u shkëputur nga Serbia dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet e dardanëve.

Zekaj do të shkojë te U-21 i Kosovës, atje ku do të pasurojë ekipin që drejtohet nga Rafet Prekazi. Futbollisti 19-vjeçar luan në pozitën e mesfushorit, ndërsa ka përfaqësuar të rinjtë e Serbisë. FIFA i kishte dërguar kërkesën këtyre të fundit, për të lënë të lirë Zekajn për një javë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top