You are here
Home > Futboll Bota > Feston me tre gishta dhe jep moral në konferencë, trajneri i Zvezdës është me “bishtin përpjetë”

Feston me tre gishta dhe jep moral në konferencë, trajneri i Zvezdës është me “bishtin përpjetë”

Në Serbi ka një problem madhor, që nis që nga njerëzit më me pozitë në këtë shtet, e për të përfunduar te ata të thjeshtit. Patriotizmi i tyre i sëmurë shkon deri atje ku nuk mund të mendohet, ndërsa në të shumtat e rasteve, janë personat më të njohur në këtë vend, ata të cilët në rolin e një ultrasi, marrin një megafon për të sharë këdo që nuk i pëlqen e kanë rrotull tyre.

E në fund? Nëse hesht apo nuk iu vjen pas avazit të tyre që është tërësisht i prapambetur, atëherë këtu kemi të bëjmë me një: “Provokacija”. E njëjta panoramë u paraqit edhe në ditën e djeshme, atje ku ekipi serb fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Liverpulit.

Tekniku i skuadrës serbe, Milojeviç  në përfundimin e takimit ka shkuar më afër tifozëve të tij, për të ngritur tre gishtat, simbolin që “kafshëria” serbe ka përdorur në masakrat e kryera vite më parë, edhe ndaj shqiptarëve.

E tekniku në fjalë, gjithmonë e ka “bishtin përpjetë”, ashtu siç do e personifikonte edhe shprehja e urtë shqiptare. Në konferencën për shtyp ka vend për shumë krenari dhe moral nga ana e Milojevic, që flet për fitoren ndaj Liverpulit, si një triumf i zemrës ndaj parasë.

“Ju e dini shumë mirë që buxhetet e mëdha po e luajnë futbollin tanë. Paratë po ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në formacion, por unë e përsëris që ne kemi luajtur me zemër për të arritur deri këtu”, shprehej Milojeviç. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top