You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Fantastike/ Tifozët e Gjakovës si të Juventusit, duartrokasin rivalët pas humbjes së turpshme

Fantastike/ Tifozët e Gjakovës si të Juventusit, duartrokasin rivalët pas humbjes së turpshme

Një leksion i madh qytetarie ka ardhur nga Gjakova, atje ku është luajtur edhe gjysmëfinalja e parë e Kupës së Kosovës mes Vëllaznimit dhe Trepçës. Për vendasit ky takim duhet të harrohet sa më shpejt, pasi është në të mirën e tyre.

Rezultatin përfundoi me shifrat 0-4 në favor të miqëve, ndërsa e gjitha ajo çfarë duhet të theksohet, është reagimi i tifozëve nga Gjakova. Në momentin e golit të katërt që përmbylli gjithçka nga Trepça, tifozët e shumtë të pranishëm nga ana e Vëllaznimit, janë ngritur në këmbë për të duartrokitur kundërshtarin. Një skenë të ngjashme e kemi parë shumë herë në stadiumet europiane, e sidomos nga Juventusi në Itali. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top