You are here
Home > Futboll Bota > Fanella e Hadërgjonajt dhe anglezëve është si e modeleve, reagojnë tifozët: Turp i madh, hiqeni!

Fanella e Hadërgjonajt dhe anglezëve është si e modeleve, reagojnë tifozët: Turp i madh, hiqeni!

Florent Hadërgjonaj është duke vazhduar të stërvitet dhe të luajë me ekipin e Huddersfield, megjithëse pritet largimi i tij në merkaton e verës. Kjo pasi skuadra në fjalë nuk mundet të luajë në “Premier League” dhe mbrojtësi shqiptar kërkon të jetë në elitën e Europës.

Ajo që ka shkaktuar reagim të madh te tifozët e Huddersfield, është fanella e re që ka publikuar kjo skuadër për sezonin e ardhshëm.  Sponsori “Paddy Poëer” ka paguar shumë të majme që logo e tyre të vendoset në mënyrë diagonal dhe të madhe në gërma, që të mbuloj gjithë pjesën kryesore të fanellës.

Një pamje e cila të kujton menjëherë mënyrën e veshjes së modeleve në sfilatat e modës, ndërsa tifozët e kanë quajtur një turp të madh të gjithën këtë, duke kërkuar heqjen e menjëhershme. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top